FOTO/ Itali, kapet një kamion me drogë, 2 shqiptarë në pranga

FOTO/ Itali, kapet një kamion me drogë, 2 shqiptarë në pranga

99
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia italiane ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge me origjinë nga Shqipëria dhe ka arrestuar dy shqiptarë.
Mediat italiane raportojnë se është kapur 2 ton kanabis sativa në një kamion.
Aksioni antidrogë i policisë italiane është zhvilluar në zonën Termoli paraditen e sotme, ndërsa lajmi është bërë publik rreth 2 orë më parë. Hetuesit italianë kishin informacione për ngarkesën e drogës që po vinte nga përtej Adriatikut.
Sipas policisë italiane, vlera e kanabisit të sekuestruar kap shifrën e 2.5 milionë Euro. Autoritetet italiane dyshojnë se kamioni po transportonte drogën në një magazinë për ta mbajtur të fshehtë dhe për ta shitur më vonë.
Ndërkohë, dy shqiptarët e arrestuar janë të moshës 24 dhe 27 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY