VIDEO & EMRI/ Durrës, vëllai i ish-drejtorit të PS-së, “në sulm” për...

VIDEO & EMRI/ Durrës, vëllai i ish-drejtorit të PS-së, “në sulm” për blerje votash

83
0
Shares

“Ça do te premtoje LSI-ja do ta premtoj unë, por do ta jap paradhënie, vetëm nga inati”.
Me këto fjalë, vëllai i Afrim Bakut, ish-drejtori i emëruar nga PS-ja në AKU-në e Durrësit, i ka telefonuar një mbështetësi të LSI-së duke i bërë ofertë që vetëm e vetëm të mos votojë për LSI-në. Ai e fton edhe për kafe, teksa Sul Hida, mbështetësi i LSI, e ka publikuar bisedën në profilin e tij në FB, me një reagim ku bën thirrje të mos shitet vota.

 

Postimi i plotë i Sul Hidës

Posted by Sul Hida on 11.06.2017

Mua nuk më blen dot as vëllai i Afrim Bakaj, as ndonjë eksponent i lartë i PS Durrës dhe askush për asgjë!
Miqtë e mi,
Mos e shisni Votën!
Vota është vullnet i lirë, vota është e fshehtë!
Unë ftoj çdo mik, shok, të njohur mos bjerë pre e ofertave, joshjeve, presioneve! Askush mos trembet, askush mos tutet, as paraja e as presionet për humbjen e vendit të punës, nuk do të ndalin verdiktin e qytetarëve më 25 Qershor!
Më besoni, askush nuk blen e shet pa një çmim!
Vota nuk ka çmim!
Vota është e ardhmja ime, e ardhmja jote, e ardhmja fëmijëve të tu!
Votoni për Durrësin, Votoni kundër arrogancës, hajdutërisë, makutërisë!
Votoni me shpirt, votoni me zemër!
#UneVotojNr1 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY