Çfarë bëri Basha si sot 10 vjet më parë

Çfarë bëri Basha si sot 10 vjet më parë

43
0
Shares

Kreu i PD-së, deklaroi se sot se më 10 qershor të vitit 2007 ai priti dhe përcolli Presidentin e SHBA-së, Xhorxh Ë. Bush. Basha në atë kohë ishte ministër i Jashtëm.

Pikërisht gjatë kësaj vizite në Tiranë, Bush lajmëroi pavarësinë e Kosovës dhe futjen e Shqipërisë në NATO.

“Sot 10 vjet më parë pata nderin të pres dhe ta shoqëroj gjatë gjithë vizitës së tij historike në Shqipëri, Presidentin e SHBA George W. Bush, i cili njoftoi nga Tirana vendimet se Kosova do bëhej e pavarur dhe Shqipëria do anëtarësohej në NATO. Kombi ynë i është përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si kryeministër i Republikës së Re unë do ta forcoj edhe më shumë bashkëpunimin dhe aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Trump”, deklaroi Basha.​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY