SKANDAL/ Shkodër, banorët e përmbytur: Socialistët po ndajnë para për zgjedhje

SKANDAL/ Shkodër, banorët e përmbytur: Socialistët po ndajnë para për zgjedhje

45
0
Shares

Banorët e Bushatit në Shkodër akuzojnë për ndarje selektive të parave të dëmshpërblimeve për efekt të fushatës zgjedhore. Ata thonë se socialistët po ndajnë paratë përpara zgjedhjeve, e rastet janë lehtësisht të verifikueshme. Reagim pati edhe nga Dega e Partisë Denmokratike në Vaun e Dejës që kërkoi që rastet të hetohen nga prokuroria.
Banorët e zonave të përmbytura në Shkodër thonë se nuk do të ndalen në protestat e tyre derisa të marrin dëmshpërblimin për demët e mëdha që kanë pësuar. Pas banorëve të Nënshkodrës, të radhës që reaguan ishin banorët e Rranxave në njësinë administrative Bushat, të cilët akuzojnë drejtpërdrejt përfaqësues të partisë Socialiste se po ndajnë para përpara zgjedhjeve.
Ato shprehen se keto raste jane lehtesisht te evidentueshme, dhe po ndodhin në të gjithë zonën, prandaj i bëjnë thirrje qeverisë të ndërhyjë.
Të tilla denoncime janë bërë edhe nga partia demokratike e Vau Dejesit, përmes një komunikate për shtyp, ku i është kërkuar edhe prokurorisë të nisë hetimet./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY