Një gjysmë shekulli, ja sa u rrit jetëgjatësia e shqiptarëve

Një gjysmë shekulli, ja sa u rrit jetëgjatësia e shqiptarëve

111
0
Shares

Në një gjysmë shekulli jetëgjatësia e shqiptarëve rritet me mbi 15 vite. Të dhënat vijnë nga Banka Botërore e cila ka analizuar statistikat në 54 vjet.

Shqiptarët janë bërë më jetëgjatë. Në 54 vjet jetëgjatësia është rritur me 15.7 vite. Në statistikat e saj për Shqipërinë, Banka Botërore vë në dukje se jetëgjatësia mesatare në vitin 1961 ishte 62.3 vite ndërsa në vitin 2015 ajo është rritur në 78 vjeç.  Megjithëkëtë, Instituti i Shëndetit Publik në një raport të tij thekson se jetëgjatësia në Shqipëri ishte më e ulta në rajon për femrat, 75 vjeç kundrejt 83 vjeç në Greqi e cila kishte dhe jetëgjatësinë më të lartë në rajon për këtë gjini. Sa i përket meshkujve shifra më ulët evidentohet në Serbi (72 vjeç) e ndjekur nga vendi ynë, Maqedonia dhe Mali i Zi (73 vjeç).
Revista Monitor ka analizuar të dhënat e disa raporteve dhe ka theksuar se ndryshimi midis meshkujve dhe femrave në jetëgjatësinë e pritshme në vendet e Evropës Lindore ndikohet nga ndryshimet në faktorët e rrezikut, kryesisht duhanpirës, abuzimit me alkoolin dhe aksidentet e trafikut rrugor.
Megjithatë Instituti i Shëndetit Publik në vendin tonë vë në dukjes se është i nevojshëm një regjistrim më cilësor i të dhënave shëndetësore.
Ndërkohë që sipas Institutit të Statistikave, jetëgjatësia e pritshme në lindje në Shqipëri në vitin 2013 ishte 76.0 vjeç për meshkujt dhe 80.3 vjeç për femrat. Në dekadën e kaluar, vihet re një rritje e qëndrueshme për të dy gjinitë. Megjithatë, gjatë dhjetë viteve të fundit, jetëgjatësia u rrit 4.4 vite te meshkujt, por vetëm 3.1 vite te femrat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY