Falja e gjobave për bizneset, ja afati për dorëzimin e deklarimeve tatimore

Falja e gjobave për bizneset, ja afati për dorëzimin e deklarimeve tatimore

75
0
Shares

Bizneset kanë afat deri në 30 qershor të bëjë dorëzimin e deklaratave tatimore për të përfituar faljen e gjobave. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u kërkon bizneseve të respektojnë afatet ligjore në të kundërt ata nuk do të mund të përfitojnë nga ligji i faljes.
Të gjithë përfituesve nga ligji i faljes fiskale u kërkohet të tregohen të vëmendshëm për afatet, procedurat dhe dokumentet që duhet të paraqesin.
30 qershori është dita e fundit që parashikon ligji për zbatimin e amnistisë së miratuar në Parlament mbi deklarimet e dorëzuara jashtë afateve.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se implementimi i ligjit ka hyrë në një fazë të rëndësishme dhe u kërkon tatimpaguesve se duhet të dorëzojnë elektronikishit deklaratat e çdo periudhe tatimore, pavarësisht vitit që i përkasin deklaratat e pa dorëzuara apo llojit të tyre.
Nëse tatimpaguesit do të paraqesin deklaratat pas këtij afati, ata nuk do të bëhen përfitues të faljes.
Bizneset të cilat kanë dorëzuar me vonesë deklarimet në shtet, falja parashikohet të bëhet automatikisht, por për ato biznese të cilët nuk e kanë dorëzuar, duhet të zbatohet ky afat i përcaktuar për tu bërë pjesë e proçesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY