PËRGJIM & SKANDAL/ Drejtori i klubit kërcënon sportistin: Do ta heq rrogën...

PËRGJIM & SKANDAL/ Drejtori i klubit kërcënon sportistin: Do ta heq rrogën se të pashë te LSI-ja

67
0
Shares

Drejtorët e institucioneve që menaxhon Partia Socialiste në Durrës kërcënojnë punëtorët me bukën e gojës. Si asnjëherë më parë, kjo fushatë elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare 2017 po zhvillohet shumë, shumë e ashpër dhe pa rregulla loje.

Në një audio-regjistrim të siguruar nga Leonidha Musaj për “Panorama Online”, konstatohet qartë kërcënimi që shefi i klubit shumësportësh Teuta, Kreshnik Leka i bënë basketbollistit Ilmi Pasha.

Në audio-regjistrimin, Pasha, i cili është simpatizant i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, i kërkon llogari shefit të tij përse i ka ndërprerë rrogën mujore. Përgjigjja e kreut të klubit Shumësportësh Teuta, Kreshnik Leka ishte: sepse po punon për LSI-në.

BISEDA

Kreshnik Leka-Alo.

Ilmi Pasha-Alo, jam Ili.

Kreshnik Leka-Po, hë çfarë do.

Ilmi Pasha-Ky është numri im i ri.

Kreshnik Leka-Ok, po ta regjistroj numrin.

Ilmi Pasha-E mirë regjistroje numrin, por më vjen çudi pse më ke hequr rrogën o vëlla, se s’ka arsye.

Kreshnik Leka-Nuk ta kam heq rrogën, do ta heq të thash po të pash më aty (LSI).

Ilmi Pasha-Po më pe ku?!

Kreshnik Leka-Akoma tani ti. Të kam parë tek zyrat e LSi-së, përballë me ëmbëltoren, “Pastiçeri Elena”.

Ilmi Pasha-Edhe për këtë arsye do të më heqësh rrogën?!

Kreshnik Leka-Nuk dua të të shikoj fare tek LSI-ja.

Ilmi Pasha-Po për çfarë arsye, se nuk e kuptoj?

Kreshnik Leka-Se mos po më regjistrojnë telefonatën. Ndoshta të ka shkuar mëndja me e rregjistru bisedën.

Ilmi Pasha-Po jo mo vëlla. Mua më duket çudi, se unë kam 11 vjet në sport dhe ti më thua se do të heq rrogën pse të kam parë tek zyrat e LSI-së.

Kreshnik Leka-Nuk ta kam heq rrogën po hë, do të marr në telefon të flasim pasdite.

Ilmi Pasha-Ok. Në rregull.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY