Meta: Ja deputetë e PS që më kanë kërkuar të vijnë te...

Meta: Ja deputetë e PS që më kanë kërkuar të vijnë te LSI

49
0
Shares

Presidenti i zgjedhur, ish-kryetari i LSI-së,  Ilir Meta, ka folur në emisionin “Opinion” të Bledi Fevziut në TV Klan, ka folur edhe për “lëvizjet” e deputetëve të PS-së e LSI-së, respektivisht në këto dy parti.
Duke ju referuar rastit të ish-deputetit të LSi-së në Vlorë, Shkëlqim Selami, i cili para se të linte mandatin për shkak të problemeve me ligjin e dekriminalizimit, kishte kaluar me PS-së, Meta u shpreh se Rama ka tentuar që nëpërmjet këtij deputetit të josh edhe të tjerë deputetë të LSI-së, me qëllim që të kapte i vetëm 71 vota.
“Por ka dështuar. Jo vetëm kaq, por kanë qenë deputetë të PS, që kanë ardhur në zyrën time, me qëllim për t’ju bashkëngjitur LSI-së. Por unë nuk kam pranuar për faktin e thjeshtë për ti krijuar Ramës një ambient bashkëpunimi në funksion të respektimit të koalicionit. Mund të përmend si shembull deputetin Parid Cara, apo edhe të tjerë”, u shpreh Meta. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY