LISTAT e PD-së/ Ja çfarë mendon Sali Berisha për kandidatët, Jozefina Topallin...

LISTAT e PD-së/ Ja çfarë mendon Sali Berisha për kandidatët, Jozefina Topallin dhe Arben Imamin

167
0
Shares

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur për herë të parë në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë të bërë publike nga PD. Në një intervistë të gjatë të dhënë për gazetarin Lutfi Dervishi në TVSH, ish-lideri demokrat ka vendosur të mbajë një qëndrim neutral.
Intervista do të transmetohet nesër në mbrëmje, por janë zbardhur edhe disa prej përgjigjeve të ish-kryeministrit.
Ai nuk ka folur për konfliktet e brendshme të PD-së.
“Njeriu i fundit që mund të pyetet për problemet e brendshme jam unë. Statusi im është i tillë. Çdo lloj qëndrimi publik do më nxirtte nga statusi i një njeriu të dorëhequr përgjithmonë” i ka thënë ai Dervishit.
Por megjithëse nuk ka dashur të komentojë këtë konflikt në mënyrë të tërthortë Berisha edhe ka pranuar se në lista ka diçka që nuk shkon duke pohuar se, “Kryetari ka pranuar që këto janë listat e fundit që bëhen në këtë mënyrë” edhe e ka mbrojtur më pas Bashën, “Kryetari ka të drejtë të ketë listën e tij”.
E çuditshme është edhe një përgjigje tjetër e Berishës kur është pyetur për reagimet e forta të Jozefina Topallit dhe Arben Imamit që kërkuan largimin e menjëhershëm të Bashës me pretendimin se ai në zgjedhje po fut klientelën familjare dhe jo PD. Por për këto qëndrime të zjarrta Berisha është përgjigjur ftohtë, “Nuk kam asnjë koment”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY