Zëvendëskryeministrja Mandia prezanton drejtorin e ri të AZHBR

Zëvendëskryeministrja Mandia prezanton drejtorin e ri të AZHBR

258
0
Shares

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandia në prani të drejtorëve të drejtorive  dhe përgjegjësve të sektorëve prezantoi sot drejtuesin e ri të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Fadil Shahini.
Gjatë prezantimit zëvendëskryeministrja  Mandia u shpreh se ky emërim është bërë në kuadër të marrëveshjes politike së 18 majit mes palëve politike, në kuadër të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë. Është detyrë e z. Shahini dhe punonjësve të institucionit të zbatojnë me korrektësi detyrimet sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01. 06. 2017,“Pjesëmarrjen e masave dhe monitorimi i veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, si dhe të të kuadrit ligjor në fuqi në lidhje me zgjedhjet.
Në mënyrë të veçantë Mandia cilësoi mos fillimin e asnjë prokurimi publik, koncesion apo partneritet publik–privat deri në përfundim të fushatës zgjedhore si dhe i bëri thirrje punonjësve të atij institucioni të mos angazhohen në aktivitete elektorale gjatë orarit të punës dhe  që pas orarit të punës të të respektojnë kufizimet e përcaktuara nga kuadri ligjor në fuqi për të mos shprehur publikisht bindjet dhe preferencat e tyre politike duke ndërmarrë veprime që konsistojnë në bërjen fushatë për një subjekt politik/zgjedhor apo kandidat, qenien protagonist në aktivitete/veprimtari politike apo manifestimin me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht.
Zëvendëskryeministrja i shprehu mbështetjen e saj drejtorit të ri të AZHRB si dhe inkurajoi të veprojnë në përputhje me VKM-së dhe të mos ndikohet nga presione të çdo lloji, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e punonjësve të atij institucioni.
Në fund të këtij prezantimi zëvendëskryeministrja i kujtoi edhe njëherë administratës të vijojë punën si dhe të zbatojë me përpikëri detyrat që ia ngarkon ligji në ushtrim të funksioneve të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY