EMRI & FOTO/ Durrës, prangoset 31-vjeçari, i gjendet një arsenal “armësh” për...

EMRI & FOTO/ Durrës, prangoset 31-vjeçari, i gjendet një arsenal “armësh” për kryerje veprash penale

81
0
Shares

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë Viktor Vezi 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë sepse, në lagjen Nr. 17, Durrës nuk I është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

Në vijim është ndjekur nga Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sende që shërbejnë për të kryer vepra penale.

 

  • një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;

 

  • thika;

 

  • kaçavida;

 

  • targa motori;

 

  • disa telefona celularë.

 

Ky person është me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës dhe kundërshtim të uniformave blu.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 142, 242, 283 dhe 279 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY