Ben Blushi, një akuzë krejt të re për Edi Ramën

Ben Blushi, një akuzë krejt të re për Edi Ramën

81
0
Shares

Ben Blushi i zemëruar me kufizimin e tij në media ka nisur sulme të reja kundër partive të mëdha politike në vend dhe vecmas Edi Ramës. Ai thotë se Edi Rama ka si kryevepër të veten, kakistokracinë më të re që ka ndërtuar në vend. Së cfarë është kjo lexoni më poshtë komentin e Blushit.

KAKISTOKRACIA SI KRYEVEPRA E EDI RAMËS

Kam kohë që përpiqem të gjej përkufizimin e shëmtisë që na qeveris prej vitesh dhe mendoj se e kam gjetur. Quhet KAKISTOKRACI. Kjo fjalë që vjen nga greqishtja e vjetër nënkupton qeverisjen e një populli nga njerëzit më të paarsimuar, më të paprinciptë, më të paaftë dhe më të këqinjtë e mundshem. Kakistos është e keqja superiore dhe krat është rregjimi.Nuk ka asnjë term që e vizaton më mirë qeverinë që kemi. Nuk ka as ideologji, as projekt,as program, as ide dhe as mirësi.Edi Rama dhe Sali Berisha ndërtuan kakistokracinë e parë në Evropë që nga shekulli i 17. Imagjinoni për një cast cdo njeri që ata kanë punesuar,kanë futur në parlament apo nxjerrin në tv. A nuk janë të gjithë kakistrokratë? Nuk ka pra më qeverisje të partive por të njerëzve më të këqinj të Shqipërisë, të kakistokratëve perfektë.Duhet ta rrëzojmë KAKISTOKRACINË në 25 qershor. Nuk është më cështje partish, është cështje misioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY