Basha: Republika e vjetër nënshkroi kapitullimin në 18 maj

Basha: Republika e vjetër nënshkroi kapitullimin në 18 maj

106
0
Shares

Nga Mallakastra, kryetari i PD Lulzim Basha, u ndal në marrëveshjen politike me Edi Ramën, kryeopozitari Basha tha se në 18 maj Republika e Vjetër nënshkroi aktin e kapitullimit.

“Republika e vjetër nënshkroi më 18 maj paktin e kapitullimit të saj. Kapitulloi duke nënshkruar reformën kushtetuese, reformën zgjedhore, votimin elektronik, numërimin elektronik. Kushtet që në dhe bashkimi qytetar shpallën në çadrën e lirisë. Sot përfaqësuesit e republikës së vjetër me në krye Ramën po bëjnë gjithçka që ta shesin këtë si një koncesion dashamirës ndaj PD apo ndaj meje duke ngritur gishtat lart, duke folur për kryengritje kundër republikës së vjetër. Kjo nuk ishte dhuratë, ju e dini fare mirë se çfarë e shtyu republikën e vjetër të dorëzohej dhe të pranonte kapitullimin. Këtë betejë nuk e fitoi askush tjetër përveç qytetarëve të bashkuar dhe të vendosur. Ky është mësimi i 90 ditëve të lëvizjes më të madhe popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh midis të tjerave Basha.

Basha tha se qeveria kujtohet për Mallakastrën se aty është nafta dhe interesat e saj, pa zgjidhur asnjë problem të qytetarëve, të naftëtarëve sidomos, të cilëve u dha një status që nuk u thotë asgjë. Ndaj, ai tha se do të bëjë gjithçka për punësimin e shqiptarëve si kryeministër i ardhshëm, “gjithçka përveç luftës së armatosur”. Basha vuri në dukje faktin se edhe Mallakastra gjatë kësaj qeverie u mbush me kanabis, si e gjithë Shqipëria.

“Të gjitha këto nuk ranë nga qielli, tha kreu demokrat, por janë rezultat i një qeverie dhe një kryeministri. Kur është mirë Besua, është edhe Mallakastra. Hajde t’i fusim një pikturë, një qyp me baltë, se mallakastriotët ‘janë mirë!’.

Jam këtu për t’ju thënë se prioriteti im absolut do të jetë mirëqenia e njerëzve të Mallakastrës. E kam ndjerë dhimbjen tuaj. Sot vij me një ekip fitues, një program që do të zgjidhë problemet tuaja. Nuk do të jem ekspert as i futbollit, as i basketbollit, po do të jem kryeministri i punësimit, i naftëtarëve, kryeministri i rinisë së Mallakastrës, Fierit dhe gjithë Shqipërisë.

Do ta nis punën time me uljen e TVSH, me taksën e sheshtë 9%, me eliminimin e taksës “Rama” mbi naftën dhe me pagesën e stazhit për mijëra studentë…

… Synimi im është që rritja e pensioneve të fillojë që këtë vit dhe brenda 4 vjetësh të arrijë në 250 mijë lekë. Statusi i naftëtarit do të hartohet nga e para duke marrë parasysh vetëm kërkesat e përfaqësuesve të tyre legjitimë”, theksoi Basha duke parashtruar programin e tij për të gjitha shtresat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY