INSTAT: Gjatë marsit u rrit numri i aksidenteve rrugore dhe viktimave

INSTAT: Gjatë marsit u rrit numri i aksidenteve rrugore dhe viktimave

57
0
Shares

152 aksidente kanë ndodhur vetëm gjatë muajit mars sipas Institutit të Statistikave, me 213 persona të aksidentuar nga të cilët 16 kanë humbur jetën. Sipas të dhënave zyrtare për 100 000 banorë 7 persona janë aksidentuar. Krahasur me muajin mars të një viti më parë rritja e numrit të aksidenteve është 10.9 %. Ndërsa shkaku në 79% të rasteve vjen për shklejen e rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas INSTAT aksidentet rrugore në 79% të rasteve kanë ndodhur për pasojë të sjelljes së drejtuesit të mjetit dhe numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grupmoshat 25-35 vjeç.
Gjatë marsit numri i të aksidentuarve  të vdekur apo të plagosur për 100 000 mijë  banorë ishte 7 persona. Në tremujorin e parë 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 4,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016 ky numër është ulur me 28.6%.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY