Bujar Nishani konfirmon: Kishte një tentativë për atentat Lulzim Bashës

Bujar Nishani konfirmon: Kishte një tentativë për atentat Lulzim Bashës

98
0
Shares

Presidenti Bujar Nishani ka konfirmuar se ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte planifikuar një sulm terrorist dhe për këtë arsye u shtua siguria ndaj tij.
Nishani e bëri këtë deklaratë në emisionin “Arena” të Dritan Hilës në Ora News, duke shtuar se agjencitë e Inteligjencës kanë arritur të parandalojnë një ngjarje që është organizuar nga të huaj me qëllim destabilitetin e vendit.
“Nuk kemi vetëm miq, por ka edhe aktorë që synojnë destabilizimin e Shqipërisë dhe rajonit. Por ne kemi edhe institucione që tentojnë parandalimin e këtyre tentativave. Po. Ne kemi institucione që kanë kapacitetet të parandalojnë tentativën për destabilitet nga aktorë të jashtëm, por nuk duhet të mendojmë se nuk ekzistojnë tentative të tilla. Fakti i sigurisë së liderit të opozitës tashmë është duke u konsideruar dhe po konsiderohet me seriozitet nga agjencitë kryesore ligj-zbatuese të shtetit”, deklaroi Bujar Nishani.
Në media është publikuar lajmi se vrasës të huaj me pagesë janë kontraktuar për vrasjen e Lulzim Bashës, me qëllim destabilizimin e Shqipërisë dhe të rajonit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY