Kokëdhima krijon lëvizje të re, kritika të forta Ramës

Kokëdhima krijon lëvizje të re, kritika të forta Ramës

56
0
Shares

Me moton “Unë jam zgjidhja”, Koço Kokëdhima ka bërë publike emrin e lëvizjes brenda Partisë Socialiste. “Zgjidhja”, tha Koço në një takim me socialistët e Tiranës, kërkon “që qeveria të korrigjojë politikat e saj për prishjet dhe shpronësimet e ndërtimeve.
Kokëdhima edhe pse deri tani ka bërë të ditur se nuk do të formojë parti politike, gjatë fjalës tha se, “Zgjidhja” do një parti që të respekton dhe jo një parti që të mbyll telefonin.
“Zgjidhja do jete të një parti që të jetë afër teje dhe jo deputetë që gënjejnë”, u shpreh Kokëdhima. Zgjidhja” është lëvizja e socialistëve të thjeshtë, të cilët kërkojnë t’i jepet fund politikave të braktisjes së fshatarëve, fermerëve e blegtorëve”, u shpreh Kokëdhima.
Pasi bëri të qartë se është gati të bashkëpunojë me PS-në dhe Edi Ramën, Kokëdhima u shpreh se nuk largohet nga PS.
“Nuk iki nga PS, nuk iki te LSI”, tha ai.  “Kasta sunduese në Shqipëri dhe partitokracia mbajnë njëra-tjetrën. Tregu politik dhe ekonomik është në situatë oligopoli. Mund të ndërrohet populli, por jo kasta. Ajo nuk përtërihet me votë. Kasta nuk çahet. Kasta nuk thyhet. Askush nuk hyn dot në politikë jashtë pëlqimit të kryetarëve. Nuk vlen t’i shërbesh popullit, nuk kanë rëndësi programet, idetë, platformat”, tha Kokëdhima. Ai shtoi se rolin e sovranit e kanë marrë kryetarët. “Ata kanë kurorëzuar veten në vend të sovranit.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY