Oerd Bylykbashi: Gjykata Kushtetuese i jep te drejte PD per ligjin e...

Oerd Bylykbashi: Gjykata Kushtetuese i jep te drejte PD per ligjin e vetting-ut

55
0
Shares

Një ndër zyrtarët kryesorë të PD, Oerd Bylykbashi përshëndeti sot vendimin e zbardhur të Kushtetueses në të cilin konfirmohet realizimi i kërkesës që bëri PD për ligjin evettingut.

“Me 22 korrik, PD garantoi qe Kushtetuta i vendos organet e pavarura te vetting-ut mbi organet qeveritare te Rames. Kjo mori bekimin e Nuland dhe Hahn dhe prishi planin e Rames per te kapur drejtesine nepermjet vetting-ut.

Me ligjin e vetting-ut, Rama theu kushtetuten dhe pushtetin e organeve te pavarura kushtetuese te vetting-ut ia dha drejtoreve te tij.

Komisioni i Venecias i dha te drejte PD kur tha qe organet kushtetuese te vetting-ut duhej te kishin kontroll te PLOTE mbi organet qe kontrollon Rama.

Vendimi i zbardhur sot i Gjykates Kushtetuese (paragrafi 45) e konfirmon: organet e qeverise jane VETEM ndihmese dhe duhet te jene nen kontroll te PLOTE te organeve kushtetuese te vetting-ut dhe se ato nuk mund ta fillojne punen pa u ngritur komisionet e vettingut ku sipas paragrafit te famshem 88 te Komisionit te Venecias, gjysma e komisioneve zgjidhet nga opozita (e kujtoni ate vijen e kuqe qe PD, Nuland dhe Hahn ia fshine me gome?).

Tani, le te kenaqet Rama me vendimin qe na rrezoka PD, se me kete vendim te paprecedent, Gjykata Kushtetuese ia ka zhbere ligjin e 30 gushtit 2016 dhe ia ka rishkruar siç detyron Kushtetuta e 22 korrikut! Po nuk e kuptoi, dhe nuk i ve faj se nuk eshte pune lapsash me ngjyre, ia shpjegon ndonje profesionist qe e kupton mire kete vendim”, komentoi Bylykbashi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY