LULZIM BASHA/ Rama poshtëroi shqiptarët kur ju tha…, “jeni të gjithë përdhunues...

LULZIM BASHA/ Rama poshtëroi shqiptarët kur ju tha…, “jeni të gjithë përdhunues si Elvisi”

54
0
Shares

Tutori i Elvis Roshit është Edi Rama. Edi Rama ka poshtëruar dje, qindra e mijëra, pse jo, miliona shqiptarë emigrantë, vëllezër dhe motra tona, duke u thënë të gjithëve se jeni të gjithë ju si Elvisi dhe Elvisi është si ju. Unë nuk e besoj këtë. Unë nuk besoj se qindra, mijëra djem të rinj shqiptarë që janë sot në emigracion, apo që kanë nisur emigracionin në vitet 90 apo sot janë burra me familje, janë si Elvis Roshi. Unë nuk besoj se qindra dhe mijëra shqiptarë kanë marrë pjesë në përdhunime në grup, apo trafik droge. Prandaj  ky është një poshtërim i dytë që Edi Rama i bën shqiptarëve, në veçanti vëllezërve dhe motrave tona në emigracion. Ky prononcim i tij i djeshëm tregon mentalitetin e inkriminuar të kreut të ekzekutivit, e  nxjerr edhe një herë zbuluar si arkitektin e sistemit të inkriminimit në politikën shqiptare. Tregon qartë se largimi i Elvis Roshit, përtej të qenit një frut i hidhur për ta por i ëmbël për shqiptarët, i ligjit të dekriminalizimit, është tërësisht i pamjaftueshëm sa kohë që arkitekti i kriminalizimit të politikës, jo vetëm nuk shfaq pendesë por do që të mbrojë e promovojë krimin deri aty sa të barazojë një njeri të akuzuar dhe të dënuar për përdhunim në grup, të akuzuar e të dënuar për trafik droge e të thotë: Ky është modeli i shqiptarëve në emigracion. Nuk është ky modeli i shqiptarëve në emigracion. Nuk është ky modeli i shqiptarëve kudo ku janë. Modeli i shqiptarëve është ai, i shqiptarëve të ndershëm, punëtorë të cilët me të vërtetë janë hasur në shumë vështirësi në këto 25 vite por ja kanë dalë ti kapërcejnë si shumicë, përmes punës së ndershme. E djeshmja ishte një ditë e turpshme edhe në një rrafsh tjetër. Krimineli tjetër, Gentian Daja, i dënuar për trafik droge mobilizoi me forcë një grup qytetarësh të Kavajës, me gjasë punonjës të Bashkisë së drejtuar deri dje nga Elvis Roshi, për një miting apo një kuazimiting dhe kjo nuk ishte gjë tjetër veçse presion, terror psikologjik ndaj qytetarëve të Kavajës. Elvis Roshi i dënuar për drogë dhe përdhunim, kryetari i PS-së i dënuar për drogë, dy njerëz që përpiqen të mobilizojnë me forcë, për të mbrojtur çfarë? Krimin në Kavajë. E dinë të gjithë shqiptarët. E dinë padyshim të gjithë kavajasit të cilët kanë qenë  nën thundrën e një klike kriminale e cila edhe dje tregoi dhëmbët sepse ka mbështetjen e Edi Ramës, që i trajton këta kriminelë si standardin e shqiptarëve. Por ju them sot qytetarëve të Kavajës që dita e çlirimit të Kavajës nga krimi po afron!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY