Bujar Nishani: Armatosja edhe me ligj nuk është pozitive

Bujar Nishani: Armatosja edhe me ligj nuk është pozitive

56
0
Shares

Presidenti i Republikës Bujar Nishani përgëzoi sonte Berishën për kurajën për të denoncuar Emiljano Shullazin por tha se propozimi për armatosjen e popullit edhe nëpërmjet një ligji nuk është pozitive. Ai foli në një intervistë me Ylli Rakipin tek “Të paekspozuarit”, Ora neës.

Rakipi: Zoti President. Ka pasur intensitet politik, për shkak të parlamentit. Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të vetëarmatosen, çfarë mendim keni?

Nishani: Normalisht si takon Presidentit të Republikës në kontekstin funksional, të komentojë deklarata politikë të anëtarëve të parlamentit, përafqësuesve të partive. Rasti është paksa i veçantë, duke pasur parasysh kontekstin e debatit, e çështjes, në lidhje me veprimtarinë kriminale të një prej grupeve më serioze të Emiliano Shullazit, për ta thënë që në fillim, të mos harrojmë kurajën politike dhe qytetare të Berishës, për të denoncuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, çka se kemi parë nga politikanë të tjerë, të veprimtarisë kriminale të këtij grupi. Kjo është njëra anë.

Çështja e të drejtës për të armatosur qytetarët shqiptarë, unë se pranoj. Është një propozim jo i duhur. Çdo deputet, apo grup deputetësh, mund të ndërmarrin iniciativa ligjore, që të propozojnë se qytetarët mund të marrin armë dhe të mbrojnë pronën. Mendoj se nuk është një thirrje e duhur.

Mundësia që tu jepet qytetarëve, nëpërmjet një legjislacioni të caktuar, për tu mbrojtur, ka një situatë shqetësuese të krimit të organizuar në Shqipëri, unë e shoh që s’do të ishte poizitve që qytetarët të pajiseshin me armë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY