Alarmi i opozitës, “ekonomia në humnerë”, Dorian Teliti:Ja ç’farë pamë në tregjet...

Alarmi i opozitës, “ekonomia në humnerë”, Dorian Teliti:Ja ç’farë pamë në tregjet e vendit!

76
0
Shares

Eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti, parashikoi se 2020 do të jetë një vit i thellimit të krizës ekonomike dhe varfërisë, nëse vendi nuk ndryshon kursin politik me zgjedhje të lira e të ndershme.

“Politikat ekonomike, buxhetore dhe fiskale nuk kanë ndryshuar as këtë vit. Nuk ka investime të huaja të mëdha direkte, që do të thotë se nuk do të ketë vende të reja pune. Kriza do të thellohet bashkë me varfërinë, shqiptarët do të vahzdojnë të kenë më pak para në xhepat e tyre.” – u shpreh gjatë një interviste për Fax News Dorian Teliti, drejtor i kabinetit të kreut të opozitës.

Zoti Teliti, bashkë me disa përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike, kanë takuar javët e fundit me qindra tregtarë në të gjutjë vendin dhe ajo çfarë i bashkon nga veriu në jug është fjalia “ka rënë konsumi, njerëzit nuk kanë lekë”. Dorian Teliti vuri në dukje se çdo tregues i ekonomisë është përkeqësuar vit pas viti.

“Ka ulje të ndjeshme të shitjeve, që përkthehet në rënie të konsumit. Kemi parë raste që konsumi ka rënë edhe me 40 %. Kjo vjen për 3 arsye: njerezit janë larguar në emigracion, të ardhurat kanë rënë, fsturat janë rritur, faturst e ujit, të energjisë, të shëndetësisë dhe të arsimit. Kjo është provuar si një qeveri e korruptuar, që pasurohet vete, bashkë me një grusht personash, duke zhvatur qytetarët, duke rritur koston e tyre të jetesës.”- tha zoti Teliti.

Duke vënë në dukje se Edi Rama dështoi t’u sigurojë shqiptarëve punë dhe mirëqenie, drejtori i kabinetit të shefit të opozitës u shpreh se këtë do të jetë në gjendje ta bëjë Lulzim Basha, pasi ai ka ekipin më të mirë, më të motivuar dhe platformën më të mirë. “Shqipëria nuk mund të bëhet si Gjermania apo Franca për 20 vjet, por ne mund të bëhemi vend shumë më i mirë se ky që jemi sot.”- u shpreh Dorian Teliti. Ai konfirmoi se kreu i opozitës do ta shpallë së shpejti platformën për rimëkëmbjen e ekonomisë, e cila ka tre shtylla kryesore:
1. Çlirimin e ekonomisë nga trinomi qeveri-oligarki-krim
2. Sigurimin e investimeve të huaja, duke thjeshtuar dhe përmirësuar sistemin tatimor.
3. Përmirësimin e klimës së biznesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY