“Shërbimet kirurgjikale, kthim pas 30 vjet”

“Shërbimet kirurgjikale, kthim pas 30 vjet”

52
0
Shares

Nga Bardh Spahia

Nesër kryeministri ilegjitim do inaugurojë me bujë godinën e re të shërbimeve kirurgjikale në QSUT, ku përfshihen klinikat 1, 3 dhe Urologjia. Në fakt investimi “i madh” i qeverisë është një flluskë sapuni, në filozofinë e “tollonit”, pra racionimit të kujdesit shëndetësor, por edhe të kthimit pas në teknologji.

1- Eshtë përgjysmuar numri i shtretërve, duke mos patur mjaftueshem shtretër as për urgjencat, e jo më për të sëmurët e planifikuar. Sa për ilustrim: nga 50 shtretër që ka patur klinika 3, numri reduktohet në 30. Kurse klinikës 1 i ulet numri I shtretërve nga 34 në 30.
2- Teknologjia pastaj është histori më vete, skandaloze. Pajisjet e përdorura janë “standard definition“ e jo „high definition“ sic është standardi modern në Europë. Burimet thonë se firmës fituese I janë dashur përpjekje titanike për të gjetur atë teknologji të viteve ’90 për kolonat e aparaturat e videolaparoskopisë, se nuk po përdoren më.
3- Nuk është menduar për ambiente të nevojshme për studentët, profesorët që të zhvillojnë mësim në këtë qendër edukuese. Për stafin mjekësor janë vetëm 4 dhoma të vogla, pra 2-3 mjekë në një dhomë. Filozofia dritëshkurtër rilindase harron faktorin kryesor, atë njerëzor.
Të gjitha këtyre mangësive, u shtohet ajo më e madhja: rreziku kryesor i mospërmbushjes së numrit të ndërhyrjeve të planifikuara për shkak të koncesionit të sterilizimit e mungesës së fondeve.
#Paaftësia e kombinuar me makutërinë është rrezik fatal për qytetarët e vendin! #RamaIk

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY