Forbes rendit artistët më të paguar të 2019-tës

Forbes rendit artistët më të paguar të 2019-tës

50
0
Shares

Prestigjiozja ‘Forbes’ ka zbuluar listën e saj vjetore të muzikantëve me fitimin më të lartë në botë. 10 muzikantët e listuar fituan pak më shumë se 1 miliard dollarë në përgjithësi, duke tejkaluar kulmin e vitit të shkuar prej 886 milion USD.

Vendin e parë e mban ylli i muzikës pop Taylor Swift, e cila fitoi 185 milion dollarë falë një marrëveshje të re rekordesh, miratimesh dhe përfundimit të turneut të saj më të fundit. Ne me heret raportuam dhe per çmimet qe ajo rrëmbeu në American Music Awards. 

Një vend më poshtë Swift-it është Kanye West, duke fituar 150 milion USD për shkak të një rritje të shitjeve të atleteve të tij adidas YEEZY.

Ed Sheeran dhe The Eagles renditen përkatësisht në vendin e 3-të dhe 4-t, duke fituar 110 milion USD dhe $ 100 milion USD për shkak të një koncert të jashtëzakonshëm.

Në vendin e pestë është Elton John, duke mbledhur 84 milion dollarë gjatë turneut të tij tre vjeçar të lamtumirës.  Më pas Jay-Z, Beyonce, Drake, Diddy dhe Metallica.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY