Edi Rama reagon për herë të parë për protestën e banorëve tek...

Edi Rama reagon për herë të parë për protestën e banorëve tek Unaza e Re

549
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestën që vijon prej mëse dy javësh në zonën e Astirit në Tiranë, ku qindra banorëve do t’u prishen shtëpitë për shkak të projektit për Unazën e Madhe të kryeqytetit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama shkruan se qysh nga koha e prishjes së ndërtimeve të shumta në parkun “Rinia në qendër të kryeqytetit, u deshëm 15 vite që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje.

“E dini pse” pyet kryeministri, i cili paralajmëron se qëndrimin e tij të plotë dhe shterues për çështjen e protestave tek ‘Astiri” do ta japë të enjten në sallën e parlamentit.

“Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse?! Kjo s’thuhet me një tëeet, meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit”-shkruan kryeministri.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY