SIDION TABAKU/Flet viktima e policisë: Plumbat mbi mua ndërsa po ecja me motor

Ndaje

Zbardhet skandali i policisë që plagosi dje një qytetar ndërsa edhe e ka dhunuar atë fill pas plagosjes. Në një intervistë për gazetaren Dorjana Bezat te news24, 24-vjeçari Sidion Tabaku ka rrëfyer arsyet e përplasjes me policinë.

I riu ka qenë duke drejtuar një motor, por nuk i ishte bindur policisë. Kjo e fundit është vene në ndjekje të tij, ndërsa thuhet se ka shtënë edhe me armë në drejtim të 24-vjeçarit, i cili ka marrë plumb në këmbë.

Tabaku tha se nuk e dinte që policia ishte vënë në ndjekje të tij. “Nuk e dija qe policia ne ndiqte mua. Policet qëlluan 4 here me armë drejt meje. Pasi u rrezova kur me plagosen me kanë dhunuar me shkelma. Me lanë ne rruge dhe u larguan”, tha i riu.

Burime nga Policia e Tiranës thanë për gazetaren Bezati se i riu është plagosur në këmbë, ndërsa për veprimet e policisë SHCBA po kryen hetimet. Kujtojmë se sot deputeti i PD-së Ervin Salianji denoncoi ngjarjen në fjalë.

INTERVISTA
Çfarë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme?

Rreth orës 23:10 apo 23:20 isha duke kaluar në drejtim të spitaleve, dhe aty ishin dy patrulla policie. Ato shoh që po vinin nga pas. Unë u tremba dhe i jap gaz motorit, por ata shtinë me armë.

Shtinë me armë drejt teje?
Po shtinë drejt. Ndërkohë vazhdoj eci prapë dhe dëgjoj një krisëm të dytë. Sa kaloj një karburant dhe futem në lagje. Më pas dëgjoj dy krisma të tjera. Një nga plumbat më kapi në këmbë. Më pas bie përtokë.
Ata më pas nisën të më gjuanin.

S’të ndihmoi policia?
Për ça do më ndihmonte policia.

Kush të solli në spital?
Ishte një oficer i rajonit nr.4 ai që lajmëroi ambulancën. Më pas më dërguan këtu në spital.

Punonjësi i policisë ishte rastësisht aty apo ishte pjesë e patrullës?
Jo ishte rastësisht. Për fat më futi direkt në ambulancë dhe më çoi në spitalin Ushtarak.

A i frikësoheshit ndonjë vepre penale që u larguat nga patrulla apo?
Jo isha shumë në rregull, me dokumente dhe të gjitha.

Po pse nuk i qëndruat patrullës atëherë?
Nuk ndalova se isha i frikësuar se thash çfarë ka ndodhur që vinin me kaq vrull.

Loading...

Leni një përgjigje