Emigrantët mbajnë “gjallë” Shqipërinë, për një vit sjellin 336 milion euro

Kontributi i emigracionit në ekonominë shqiptare po rritet edhe gjatë këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e dytë vlera e remitancave arriti në 186 milionë euro, në rritje me katër milionë euro krahasuar me një vit më parë. Për gjysmën e parë të vitit, vlera e remitancave të dërguara në Shqipëri ishte 336 milionë euro, pesë milionë euro...

Revoltë në Hipotekën e Vlorës, ish- drejtorët nuk pranojnë të lirojnë zyrat

Mësohet se, mëngjesin e sotëm në institucionin e Hipotekës në Vlorë ka plasur një revoltë nga ana e ish-drejtuesve të saj. Shkarkimi i drejtorit dhe nëndrejtorit të Kadastrës së Vlorës ka shkaktuar tensione në këtë institucion. Mësohet se Florian Alimadhi, ish-kreu i Kadastrës dhe ish-nëndrejtori Klodian Troci, kanë refuzuar që të lënë zyrat. Sipas ‘News24’ shkak i shkarkimi të Alimadhit,...

VIDEO/ Kosova shënon golin e parë, gruaja i dhuron puthje të zjarrtë Ramush Haradinajt

Mbrëmjen e kaluar u mbajt ndeshja Angli-Kosovë, e cila u përcoll me entuziazëm të madh nga publiku shqiptar. Të shumtë ishin personat që u mblodhën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, mes tyre edhe ish-kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten e tij, Anitën. Teksa ish-kryeministri intervistohej nga “Klan Kosova”, Valon Berisha shënoi golin e parë të ndeshjes dhe...

Vizita e Komisionit të Venecias në Tiranë, Meta bën hapin e radhës

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, do të dalë në një konferencë për mediat në mbyllje të vizitës faktmbledhëse  të delegacionit të Venecias në Tiranë. Konferenca ëshrtë njoftuar në orë 17:00 në ambientet e Presidencës, ku mësohet se Meta do të jetë i hapur dhe përpyetje nga gazetarët. Delegacioni i Komisionit të Venecias ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të...

DOKUMENTI/ Shtesa e kontratës për Kontrollin Teknik të Automjeteve, në favor të interesit të PS-së!

Nga Jorida Tabaku. Kryeministri Rama dhe mazhoranca kanë përdorur si alibi të tenderave dhe PPP-ve klienteliste që kanë shpërndarë ato pak koncesione të dhëna nga qeveria demokratike. Por, sa herë që iu eshtë lipsur që të veprojnë kundër tyre ato kanë vepruar në të kundërtën. Rasti i koncesionarit SGS (apo siç njihet konçesioni i Kontrollit teknik të Makinave) është një...

Basha shkon në Presidencë, takon Ilir Metën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me kreun e shtetit Ilir Meta. Takimi është  mbajtur në Presidencë dhe ka zgjatur më shumë se 35 minuta. Takimi i Bashës me Metën vjen pas kthimit të kryedemokratit nga punimet e Asamblesë së PPE në Bruksel dhe dy ditë pas raportimit të Presidentit në komisionin hetimor të...

Vrau bashkëshorten dhe më pas u hodh nga ballkoni, detaje të reja për ngjarjen e rëndë

Kryetari i PD-së në Librazhd, Bujar Vreto tregon kalvarin e Daut dhe Lule Gjokolës me investimin që kishin bërë te ish-kaldaja në Librazhd, por që do t’u merrej nga bashkia, me urdhër të Taulant Ballës në favor të ndërtuesve të HEC-it. 5 ditë më parë Librazhdi u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku 53-vjeçari Daut Gjokola masakroi gruan e...

‘Fati’ i Presidentit Meta, Komisioni i Venecias do të vendosë në 11 Tetor

Ka përfunduar takimi i delegacionit të Komisionit të Venecias me anëtarët e Komisionit hetimor për veprimtarinë e presidentit Ilir Meta. Takimi u mbajt në kryesinë e Kuvendit. Në një prononcim për median njëri prej anëtarëve të delegacionit u shpreh se konkluzionet do jenë gati deri më 11 tetor.

VIDEO/ U imitua nga tre aktorët e njohur, reagon Agron Llakaj

Vëllezërit binjakë Romeo e Donald dhe Florian Binaj në prapaskenat e emisionit “Treshat”, kanë realizuar një video ku kopjojnë të qeshurën e aktorit të mirënjohur, Agron Llakajt. Video po bën xhiron e rrjetit dhe pasi Agroni e ka parë, ka vendosur ta ripostojë dhe i ka dhënë një këshillë tre aktorëve. “Ore cuna! Po mundohuni sinkron se keshtu si e beni...

Sherr me thika në Vlorë, plagoset një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotshëm në qytetin bregdetar të Vlorës. Një sherr me thika ka ndodhur mes disa personave. Si pasojë e sherrit ka mbetur një i plagosur. Sherri ka ndodhur në rrugën Transballkanike, rreth orës 04:30. Shkaqet e këtij konflikti nuk dihen ende.