Hollande, Merkel, Rajoy, homazhe për viktimat e avionit “Germanwings”
Ekipet e kërkimit kanë rifilluar punën në vendin e rrëzimit të avionit A 320 të firmës “Germanwings” në Alpet franceze. Avioni u rrëzua dje duke shkaktuar vdekjen e 150 njerëzve në bord. Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Spanjës u mblodhën në Alpet franceze pranë vendit të rrëzimit të avionit për të bërë homazhe për të 150 viktimat në bordin e...
Ndryshon akuza për Durim Bamin, nga “vrasje e mbetur në tentativë”, në “kallëzim të rremë”
Durim Bami nga sot do të hetohet për kallëzim të rremë dhe jo më për vrasje të mbetur në tentativë. Brenda afatit të përcaktuar nga ligji, Prokuroria i ka kërkuar gjykatës rivlerësim të masës së sigurisë për një tjetër akuzë e cila parashikon gjobë deri në 5 vite burg. Akzua i është komunikuar në qelitë e paraburgimit në burgun...
Shqipëri – Armeni, optimizëm te kuqezinjtë
Kuqezinjtë kanë vijuar edhe sot përgatitjet për ndeshjen me Armeninë dhe ashtu siç është zakon tashmë, dy futbollist të përzgjedhur nga tekniku De Biassi kanë dalë në një deklaratë për shtyp. Fillimisht ka folur portieri Berisha, i cili në deklaratën e tij ka përcjell entuziazmin e skuadrës, ndërsa ka theksuar se përqendrimi është maksimal. “Luajmë përballë një kundërshtari mjaft të rrezikshëm...
Raporti/ Shqipëria vend transit i drogës, krimi shantazh dhe gjobvënie ndaj biznesit
Shoqërisë sonë i shkaktohet një dëm prej afro 1.3 miliardë dollarë në vit, nga veprimtaria e krimit të organizuar. Sipas studimit, “Vlerësimi i riskut të krimit të organizuar”, të kryer me mbështetjen e fondacionit “Shoqëria e hapur për Shqipërinë”, në vendin tonë krimi vijon të sofistikohet. Në fushën e drogës, e cila zë 42 për qind të problematikes, trafikantët kanë...
Dule: Nëse do kemi mospërputhje, do dalim koalicion më vete
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka deklaruar sot se është i gatshëm të prishë koalicionin me PS-në në rast se do të ketë mospërputhje për zgjedhjet vendore. “Nëse do kemi mospërputhje, do dalim koalicion më vete”, ka deklaruar Dule nga Derviçani, ku merrte pjesë në festimet me rastin e festës kombëtare të Greqisë. Më tej Dule ka deklaruar se PBDNJ-ja do...
Karburantet në autostradë, dhjetëra subjekte abuzojnë me cilësinë
Në Shqipëri vazhdon të tregtohet karburant me cilësi të dobët. Këtë e faktojnë shkeljet e konstatuara nga Inspektorati Qendror Teknik, ku vetëm për muajin shkurt të këtij viti janë gjobitur 22 subjekte, pasi tregtonin karburant të përzierë me lëndë të tjera për qëllime përfitimi. Pas analizave të mostrave të marra nga karburantet, ka rezultuar se nafta e tregtuar ka...
Europarlamentari Elmar Brok: Çështja “Doshi”, shembulli që qeveria fajëson opozitën për çfarë nuk arrin
Megjithëse pjesa dërrmuese e draft-rezolutës së PE-së mbi Shqipërinë flet për dialog politik dhe kompromis mes palëve, në këtë takim nuk u paraqit asnjë deputet nga shumica qeverisëse. Kuvendi u përfaqësua vetëm me deputetin demokrat Bogdani, si dhe tre këshilltarët e grupeve kryesore politike. E njohur tani si çështja “Doshi”, shton kërshërinë dhe kuriozitetin e parlamentarëve europianë, të cilët ndërsa...
Dështimi me doganat, pas Elisa Spiropalit dorëhiqet edhe zëvendësja Blerta Kraja
Zëvendësdrejtoresha e Doganave Blerta Kraja ka dhënë dorëheqje. Arsyet e këtij vendimi cilësohen si personale pasi Kraja do të merret me një projekt Ballkanik. Dorëheqja e numrit dy të doganave vjen menjëherë pas dorëheqjes se ish-Drejtoreshës së Doganave Elisa Spiropali. Elisa Spiropali dha dorëheqjen nga posti që mbante prej një viti e gjysmë për arsye personale, sipas deklaratës së bërë...
Polici në Prishtinë, u vra për 1 milion euro
Vrasja e policit të Kosovës nuk lidhet me punën e tij prej hetuesi të krimeve ekonomike e korrupsionit. Shemsi Gashi, polic i Kosovës, dyshohet të jetë vrarë për çështje pronësore. Lidhur me këtë vrasjen në orët e para të ditës së sotme në Prishtinë, mësohet se, Ramë, Agron e Mujë Gashi janë disa nga personat të cilët policia i ka...

















