Karburantet në autostradë, dhjetëra subjekte abuzojnë me cilësinë

Karburantet në autostradë, dhjetëra subjekte abuzojnë me cilësinë

213
0
Shares

Në Shqipëri vazhdon të tregtohet karburant me cilësi të dobët. Këtë e faktojnë shkeljet e konstatuara nga Inspektorati Qendror Teknik, ku vetëm për muajin shkurt të këtij viti janë gjobitur 22 subjekte, pasi tregtonin karburant të përzierë me lëndë të tjera për qëllime përfitimi. Pas analizave të mostrave të marra nga karburantet, ka rezultuar se nafta e tregtuar ka përqindje squfuri tej normave të lejuara, gjë që sipas drejtuesve të Inspektoratit Qendror Teknik shkakton një sërë pasojash në automjete, mjedis dhe shëndet.
Ndryshe nga muaji janar, ku 10  raste të abuzimit me cilësinë ishin evidentuar brenda në kryeqytet, në muajin shkurt rezulton që fenomeni është zhvendosur përgjatë autostradës Tiranë – Durrës, aksi Lushnjë – Rrogozhinë, Patok – Laç dhe në Elbasan. Për 22 rastet që kanë abuzuar me cilësinë, Inspektorati  Qendror Teknik ka gjobitur me nga 1.5 milionë lekë 13 subjekte ndërsa 9 të tjera i ka gjobitur me nga 2 milionë lekë.
Ajo që vihet re është që i njëjti subjekt që është  gjobitur edhe më parë në muajin janar nga Inspektorati Qendror Teknik, ka vazhduar sërish në muajin shkurt duke abuzuar me cilësinë e naftës, madje në tre pika të ndryshme.
Në muajin janar u gjobitën 21 karburante për mungesë cilësie. Ndërsa në total gjatë vitit që kaloi u gjobitën afro 220 pika.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY