Plagos xhaxhain me thikë dhe tenton t’i djegë shtëpinë me benzinë, arrestohet i riu nga elbasani

Shares

Besnik Zika, 26 vjeç, banues në Durrës akuzohet se në fshatin Përvallë për shkak të konflikteve të pronësisë dyshohet të ketë tentuar të djegë me benzinë banesën e xhaxhait të tij, shtetasit M.Z., 70 vjeç dhe më pas dyshohet ta ketë goditur me thikë. Shtetasi M.Z., pasi mori ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdit, u largua në banesë. Gjithashtu dyshohet të ketë goditur me grushta bashkëshorten e xhaxhait shtetasen I.Z., 63 vjeçe dhe nusen e djalit të xhaxhait shtetasen A.Z., 36 vjeçe banuese në fshatin Përvallë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale
“Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 130/a/3, 151 dhe 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...