Gjermania ndalon hyrjen e 2 familjeve shqiptare, ja arsyeja

Shares

Policia Federale ka ndaluar dhjetë shtetas shqiptarë që të hyjnë ilegalisht në Gjermani. Fjala është për dy familje të cilat ishin në një minibus në autostradë, afër Rottal-Ost kur u kontrolluan nga policia.
Fillimisht të gjithë ata treguan dokumentet e rregullta shqiptare të udhëtimit, transmeton albinfo.ch. Por kontrolli i hollësishëm që ju bë dokumenteve të tyre tregoi se shoferi dhe shoqëruesi i tij kishin qenë më parë të dënuar për falsifikim dokumentesh dhe për trafikim të të huajve në Gjermani.
Pas marrjes në pyetje lidhur me qëllimin e udhëtimit dhe qëndrimit në Gjermani, ata ranë në kundërshtim me deklarimet e tyre. Mbi bazë të dyshimit për hyrje të palejueshme, ilegale, të gjithë personat u dëbuan nga territori gjerman, gjegjësisht u kthyen në Austri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...