TABELA/ Shqipëria në vend të parë në rajon…, për pensionin mesatar më...

TABELA/ Shqipëria në vend të parë në rajon…, për pensionin mesatar më të ulët

152
0
Shares

Pensioni mesatar në vendin tonë në fund të vitit të kaluar arriti në 86 euro. Sipas të dhënave zyrtare të Insitutit të Sigurimeve Shoqërore pensioni mesatar në qytet arriti në 14,873  lekë më 2016, ndërsa në fshat ishte 8,556 lekë.
Pensioni mesatar në rang vendi ishte 11,714 lekë ose 86 euro më 2016.
Sipas një studimi që Bashkimi Europian ka bërë për reformat e pensioneve në Ballkan pas viteve 2011 ka referuar se pensioni mesatar në Rajon ( Serbi, Mali i Zi, Maqedoni, Bosnje) ishte 240 euro në fillim të 2012, shifër kjo plot 2.5 herë më e lartë e se Shqipërisë pa marrë në konsideratë indeksimet e mëvonshme që mund të kenë thelluar edhe më tej këtë diferencë. Nivelin më të lartë të pensionit mesatar e ka Mali i Zi me 323 euro, ndërsa më të ultin e ka Bosnja me 178 euro.
Edhe pse ekonomia e vendit është futur në një trend rritës me një ritëm më të lartë se Rajoni dy vitet e fundit, mbrojtja e shtresave më të vulnerabile lë shumë për të dëshiruar. Pensionistët shqiptarë shihet të jenë shumë të keqpaguar në raport me fqinjët tanë, por të marrim në konsideratë se skemat mbrojtëse ndaj tyre nuk funksionojnë si në Rajon.
Në këndvështrimin e integrimit në BE për sa i përket nivelit të jetesës për pensionistët Shqipëria paraqitet shumë poshtë vendeve të Rajonit, teksa ato të BE duken të pakapshme. Pensioni mesatar i një gjermani i kalon të 41 mijë eurot në vit, në Itali  mbi 27 mijë euro, në Norvegji 58 mijë euro në Poloni 11 mijë euro etj.
Por perspektiva e pensionistëve shqiptare duket shumë e zbehtë për shkak se, numri i pensionistëve po rritet me shpejtësi, përkundrejt plakjes me ritme të shpejta. Reduktimi i forcës së punës do të vërë në vështirësi arkën e shtetit për të ardhurat e pensioneve dhe rritja e numrit të pensionistëve do të rrisë pagesat. Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY