Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, ka goditur një tjetër rast të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve markotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Selenicë, në banesën e shtetasit A. H., policia ka konstatuar të mbjella 48 bimë narkotike të cilat i u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Gjithashtu gjatë kontrollit u konstatua edhe 3.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i A. H., 52 vjeç, duke mos i lënë as kohë ëpr tu veshur, si posedues i bimëve dhe lëndës narkotike të gjetur në banesën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ”Prodhimi e shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 284 dhe 283/1 i Kodit Penal.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2015391328747228/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












