FAKE NEWS/PD, peticioni i Korçës, emrat që kanë firmosur nuk dinë asgjë

FAKE NEWS/PD, peticioni i Korçës, emrat që kanë firmosur nuk dinë asgjë

61
0
Shares

Dega e PD së Korcës ka mohuar spt që të jetë lëshuar një peticion ku anëtarë të kësaj dege të jenë shprehur zyrtarisht në lidhje me anulimin e votimit për kryetar më 22 korrik. Për më shumë disa emra që ndodhen në listën e peticionit dhe të kontaktuar nga PD, tregojnë se nuk dinë asgjë rreth tij.

 

Deklarata:

Me shume keqardhje por ne respect te atyre 2500 anetareve  dhe qytetareve Korcare qe aspirojne me bindje dhe zemer , me pune dhe perkushtim tek Partia Demokratike, po reagojme ndaj nje lajmi apo thashethemi mediatik , qe tashme eshte bere  mode e shemtuar e demokracise .

Dje , nepermjet portaleve dhe mediave , PD Dega Korce eshte njohur me nje te ashtuquajtur peticion i strukturave te kesaj dege !

Lajm totalisht i rreme !

Strukturat e kesaj dege , nga seksioni deri ne kryesi, shprehen vetem nepermjet vendimeve te mara me vote dhe jo telefon pas telefoni.

PD Korce duke ju referuar komunikimit te drejtperdrejte me anetare qe figurojne pjese e listes, konfirmon se shume nga keta persona nuk kane idene me te vogel se emri i tyre ndodhet ne kete liste dhe te tjere qe pranojne se jane telefonuar por qe nuk kane lexuar asnje rresht te shkruar . Ka gjithashtu edhe raste kur emri , mbiemri dhe firma nuk korespondojne fare , pra nje fake news I vertete ! (fenomen)

Per keto arsye , Partia Demokratike Dega Korce , distancohet nga cdo peticion , fletushke apo trakt  i tipit komunist , I denon ato dhe I qendron cdo vendimarje te strukturave te saj mbi bazat dhe normat demokratike te shprehura qartesisht ne Statutin e kesaj partie.

Zgjedhjet per Kryetar te PDSH-se  do te mbahen me 22 Korrik 2017 dhe Kryesia e Deges Korce , me vendimin e saj te dates  09/07/2017 , mori persiper pergjegjesine e organizimit te  ketyre zgjedhjeve ne rajonin tone duke percaktuar vendin e votimit si dhe komisionin zgjedhor .

Vendimi I Kryesise te Deges  u mor ne perputhje te plote me Udhezimin nr 1      dt 4 Korrik 2017 , Udhezimit nr 2 date 7 Korrik 2017 dhe Shkreses nr 61 date   07 Korrik 2017 te PDSH-se !

Faleminderit

Zyra e shtypit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY