Policia fillon grumbullimin e ç’ka ka mbetur nga droga pa këmbyer me vota

Shares

Pas zgjedhjeve, nisin fluturimet antikanabis në gjithë vendin.
Operacioni synon rikontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit si dhe të magazinimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Operacioni nga ajri, deti e toka ka nisur që prej ditës së djeshme. Në operacion forcat RENEA, FNSH, Policitë Vendore, Policia Kufitare e Delta Forcë.
Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.
Forcat RENEA asgjësuan në një terren me rrezikshmëri të lartë  në Dukagjin, 920 bimë kanabis sativa. Bimët u evidentuan nga patrullimi nga ajri i Policisë.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1992637934355901/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...