Gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Gjegjan”, sot në Lezhë, ku janë sekuestruar 47 kg marijuanë, janë arrestuar edhe katër persona.
Të arrestuarit janë
– Gjergj Doda 29 vjeç banues në Gjegjan – Pukë;
– Gjergj Prenga 21 vjeç, banues në Kurbin;
– Ndrecë Kola 27 vjeç, banues në Gjegjan – Pukë;
– Elton Kola 34 vjeç, banues në Gjegjan – Pukë.
Këta persona, janë kapur në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Nënkalimi i Repsit, me 2 automjete, njofton Policia. Aty, me njërin automjet ruanin rrugën kurse në automjetin tjetër ndodhej sasia e lëndës narkotike, e paketuar gati për shitje.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1992308207722207/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












