54 hektarë sekuestrohen në gjirin e Gjipesë

54 hektarë sekuestrohen në gjirin e Gjipesë

172
0
Shares

Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar sekuestrimin e një sipërfaqe toke 54 hektarë, ndodhur në zonën bregdetare të gjirit të Gjipesë, në Himarë, e dyshuar se është përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar.

 

Prokuroria e Vlorës e ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të dorëzuar nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

 

Në bazë të veprimeve proceduriale të Prokurorisë së Vlorës, deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar se:

 

Shtetasit Theodhori Kocani dhe Jani Kocani, kanë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara një sipërfaqe prone prej 54.1 ha. Dokumentet mbi bazën e të cilave është përfituar kjo pronë, të cilat kanë rezultuar të falsifikuara janë “Procesverbal i mbajtur nga k/pleqësia e fshatit Dhërmi, më datë 17/05/2001”; “Vertetim pa datë, i lëshuar nga kryeplaku i fshatit Dhërmi”, “Vertetim, datë 18/07/2001, i komisionit të verifikimit të pronave pranë Bashkisë Himarë” dhe  “Vendim nr. 25, datë 09/08/2001 i Këshillit të Bashkisë Himarë”. Nga hetimi është provuar se këto dokumente nuk janë lëshuar nga Këshilli i Bashkisë Himarë, si dhe nga Komisioni i Verifikimit të Pronave pranë Bashkisë Himarë.

 

Prona e përfituar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara ndodhet në bregdet, në vendin e quajtur Spile-Gjipe, Dhërmi. Provohet se më datën 27/05/2016, shtetasit Theodhori Kocani dhe Jani Kocani, kanë regjistruar sipërfaqen e pronës prej 54.1 ha, pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë. Pas regjistrimit të kësaj pasurie, janë kryer veprime juridike mbi këtë pasuri, e konkretisht ndarje dhe shitje, me qëllim fshehjen e paligjshme të origjinës së kësaj pasurie. Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për pasuritë e paluajtshme me sipërfaqe 54.1 ha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY