Rama i përgjigjet Vuçiç: Që ta dish, ndeshja në Shkodër…, asgjë nuk varet nga ju

Shares

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale, por këtë herë, në përgjigje të homologut të tij serb Alksandar Vucic.
“Në Shqipëri, miku im i dashur @ SerbianPM, atë ditë do të fitojnë ata që do të luajnë futboll të mirë, kështu që kurrë mos thuaj “Ne do të fitojmë”, se asgjë nuk varet nga ju 🙂
Dhe që ta dish ndeshja do bëhet në Shkodër, ku je i mirëpritur të jesh i ftuari im i nderit, që t’i duartrokasim së bashku ata që do fitojnë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
vucictwReagimi i kryeministri Rama erdhi pasi kryeministri Vuçiç kishte shkruar në rrjetet sociale se, “Drejtësia evropiane për të satën herë është rikthyer në një padrejtësi globale. Ata që e shkaktuan incidentin u shpërblyen, kurse viktima u dënua. Vendimi i gjyqit në Lozanë është turp për të drejtat, drejtësinë dhe paraqet fyerje për të gjithë njerëzit normal. Mos u brengos, do ta fitojmë ndeshjen pa drona dhe pa ndihmën e askujt në mes të Tiranes”.
edi rama uron kombetaren_copy_1Ndërkohë, më herët ishte i pari Rama që hapi “debatin” në rrjetet sociale me postimin e tij, “Supeeeer! Ja ç’dmth drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren Kuqezi në Beograd!!! #ForcaShqipëria”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...