Karabinierët në Romë kanë arrestuar një 23 vjeçar shqiptar dhe një 22 vjeçar nga Kosova. Sipas policisë, ata kishin ngritur një market kokaine shumë pranë Parlamentit italian.
Mediave italiane raportojne se dy shtetasit shqiptarë banonin në një apartament që ndodhet në anë të Parlamentit. Pas ankesave të qytetarëve për vizitat e vazhdueshme në banesë pa orare gjatë ditës dhe natës, ata ishin vënë nën vëzhgimin e autoriteteve prej disa kohësh. Gjatë vëshgimit nga policia italiane, dy shqiptarët janë vizituar edhe nga dy “centurionë” (ushtarë romakë) të cilët kanë blerë drogën.
Herën e parë policia ndaloi njërin dhe gjeti disa doza kokaine në xhep. Ndërsa në rastin e dytë “ushtari romak” u tregua më naiv, duke lënë derën hapur. Në këtë moment policia ka organizuar dhe aksionin për kapjen e dy shqiptarëve. Gjatë kontrollit të ushtruar, policia ka gjetur 30 gram kokainë të fshehur në frigorifer dhe 5.000 euro, të cilat janë para që kanë burim shitjen e drogës. Sipas policisë, se një prej centurionëve është përpjekur për të mbuluar furnizuesit e tij gjatë marrjes në pyetje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












