Një avion rus me 224 persona në bord është rrëzuar në Gadishullin Sinai në Egjipt. Mediat e huaja i referohen konfirmimit që erdhi nga zyra e e shtypit e kryeministrit të Egjiptit.
Forcat e sigurisë egjiptiane kanë konfirmuar se nuk ka pasur asnjë të mbijetuar pavarësisht “zërave që u dëgjuan brenda rrënojave të avionit, teksa deri tani janë gjetur trupat e 100 viktimave dhe kanë dalë fotot e para të viktimave.
Trupat e viktimave të para kanë mbërritur tashmë në Kajro. Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur ditë zie të dielën.
Avioni u rrëzua në zonën e Hassana, në jug të Arish. Forcat e sigurisë zbuluan rrënojat e përplasjes në një zonë të largët malore në një rajon që përmban shumë terroristë të lidhur me ISIS.
Sipas të dhënave të para mësohet se Airbusi A-321 ishte nisur nga një resort turistik në Sharm el-Sheik, në Detin e Kuq dhe kishte si destinacion qytetin e Shën Petersburgut në Rusi.
Avioni ishte pronë e kompanisë ajrore “Kogalymavia”. Besohet se në momentin e rrëzimit në bord kanë qenë 200 pasagjerë të rritur, 17 fëmijë dhe shtatë pjesëtarë të ekuipazhit, 214 shtetas rusë dhe 3 ukrainas.
Avioni u rrëzua 25 minuta pasi u ngrit nga vendpushimi në Detit të Kuq, Sharm el-Sheikh.
Ayman al-Mugadem i Komitetit të Incidenteve të Aviacionit tha se piloti ka paralajmëruar kontrollin e trafikut ajror që avioni kishte pasur një problem teknik dhe “kishte nevojë për t’u ulur në tokë sa më shpejt të jetë e mundur’.
Presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar ekipin e vet të ekspertëve në vendin e rrëzimit për të përcaktuar shkakun e katastrofës.
Pistat e hetimit

Së pari mendohet se avaria me natyrë teknike mund të jetë një prej shkaqeve.
Së dyti hetuesit dyshojnë se moti i keq mund të ketë shkaktuar rënien e avionit, edhe pse Airbus është mjaft rezistent ndaj kohës së keqe.
Së treti nuk përjashtohet mundësia e ndonjë sulmi terrorist. Sinaj është një nga vatrat e ISIS. Duke u nisur nga sulmet e fundit ruse mbi objektivat e ISIS, ka dyshime që kemi të bëjmë me ndonjë sulm terrorist.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












