Nëna e Franc Konomit, dyshime se i shoqi është vrarë

Nëna e Franc Konomit, dyshime se i shoqi është vrarë

979
0
Shares

Nëna e Franc Konomit ka dyshime se bashkëshorti i saj, Stefan Konomi, mund të jetë vrarë nga persona që kanë dashur të hakmerren ose ta grabisin. Në një intervistë dhënë gazetës Panorama ajo thotë se burrin e ka gjetur të gjakosur duke shtuar dyshimet se vdekja e tij nuk ka qënë natyrale.

Gruaja e moshuar është kthyer nga Greqia ku jeton me djemtë e saj prej disa muajsh menjëherë sapo nuk ka marrë përgjigje nga i shoqi në telefon.

Krisitina deklaron se i shoqi nuk kishte vuajtur më parë nga ndonjë sëmundje, ndërsa tregon rrethanat se si e gjeti të vdekur të shoqëin.

Kristina Konomi tregon rrethanat se si e gjeti të vdekur bashkëshortin dhe dyshimet që e shtynë të kthehej nga Greqia, ku jeton prej disa muajsh me dy djemtë e saj.

Sipas saj Stefanin mund ta kenë vrarë për ta grabitur, por nuk përjashton edhe historitë e vjetra që lidhen me djalin e saj, Francin. Në fakt policia po vijon ekspertizat për të gjetur shkakun e vdekjes së të shoqit.

Nga ana tjetër, fqinjët e familjes Konomi nuk kanë dyshime të tilla, shkruan Panorama. Dy ditë më parë i kanë trokitur në derë Stefanit dhe ai nuk e ka hapur. Po ashtu ata nuk kanë parë dhe as nuk kanë dëgjuar ndonjë gjë të dyshimtë, duke menduar se edhe Stefani ku mund të kishte ikur në Greqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY