Një punonjës i Policisë në Kolonjë është shpallur në kërkim, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe kultivim të bimëve narkotike.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) shpalli në kërkim inspektorin e zonës, shtetasin E. M. 35 vjeç, ndaj të cilit u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Në bashkëpunim me policinë lokale dhe Prokurorinë, u dokumentua bashkëpunimi për operacionin antikannabis të zhvilluar në 23 gusht, gjatë të cilit u asgjësuan 17.550 bimë të dyshuara si Cannabis Sattiva, duke arrestuar edhe 2 shtetas të tjerë për kultivim të narkotikëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/