Policia e Shkodrës ndaloi një person të shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur një vit më parë.
U arrestua Hydajet Mehmedaj, 34 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas informacioneve të marra dhe lokalizimit të tij në një bar-kafe në fshatin Mushan, Shkodër.
Ky person, në bashkëpunim me shtetasit D. M. (i shpallur në kërkim) dhe M. Gj. (i arrestuar ditën e ngjarjes), më datë 28.11.2020, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ridvan Hysenaj, 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.
Mehmedajt konsiderohen si fis “i fortë” në zonën Shkodrës dhe janë nipat e Gëzim Mehmedajt, i cili në vitin 1992 vrau efektivin e RENEA-s, Arben Ujka. Ridvan Ramazani u qëllua për vdekje nga vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj, pasi ishin konfliktuar me djalin e tij. Dy të dyshuarit kryesorë ishin përplasur me të birin e tij, ndërsa Hyseni kishte ndërhyrë për të shuar gjakrat por përfundoi pa jetë.
Për shtetasin Hydajet Mehmedaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 01.12.2020, ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/