Gjatë 24 orëve të fundit numri i viktimave prej Covid ka pësuar rënie, 8 persona kanë humbur jetë nga të cilët 4 qytetarë janë nga qyteti j Elbasanit.
Numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë në qytetin e Elbasanit ka shkuar në 23, ndërsa numri i të infektuarve me COVID në 24 orët e fundit u raportua 17, duke e çuar numrin total të infektimeve në 982.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale raportoi në nivel territorial 538 raste të reja pozitive. Që nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 52,542, ndërsa ai i viktimave në 1074.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/