Grate e Ballshit lane greven, takim me Kryeministrin ne Fier

Shares

Gratë naftëtare lane pas  26 ditësh greven pasi kanë vendosur që të takohen me kryeministrin Edi Rama.

Takimi zhvillohet sot në orën 18:00, ku presin një zgjidhje të kërkesave të tyre.

Nderkohe kane deklaruar se nëse nuk marrin zgjidhje do tu rikthehen protestave të tyre, ndërsa shprehen se gjithë sa kërkojnë është marrja e pagave të prapambetura dhe rifillimi i punës në Rafineri.

“Zgjidhje shpresojmë se do të ketë. Se ne nuk kemi bukë për fëmijët tanë. Siç e besuam duam edhe zgjidhje. Shpresoj që ky takim të jetë pozitiv. Ne kërkojmë rifillimin e punës dhe pagat. Sakrifikuam 26 ditë për pagat tona.”- u shprehën gratë naftëtare.

Takimi i Ramës pritet të zhvillohet në qytetin e Fierit./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...