FLASIN EKSPERTET/ Pse po rriten shifrat e infeksioneve te reja, a do...

FLASIN EKSPERTET/ Pse po rriten shifrat e infeksioneve te reja, a do te mbyllemi serish!

195
0
Shares

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti tregoi sot ne top channel ne emisionin open tre elëmentë që çuan në rritjen e numrit të rasteve të reja.

Sipas Alimehmetit tre elementët janë:

-Shtimi i numri të testeve

-Hapja e vendit dhe mos-respektimi i masave

-Vatër e mundshme infektimi QSUT-ja

“Shtimi i numri të testeve është një mundësi për të zbuluar më shumë persona të infektuar. Natyrisht edhe hapja e vendit dhe mos- respektimi i masave nga qyetarët ndikojnë në rritjen e numrit të infektuarve. QSUT-ja është një vatër infektimi”- tha mjeku i njohur Alimehmeti.

Kurse drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli për këtë rritje të numrit por tha se nuk rrezikohet sërish mbyllja.

A rrezikojmë sërish mbylljen?- e pyeti Eni Vasili.

“Nuk mendoj së rrezikojmë mbylljen. Rritja e numrit të rasteve pritej me hapjen e vendit. Natyrisht jemi mbi shifrat e parashikuara, por nuk mendoj se jemi të rrezikuar me mbylljen”- tha Brataj.

Shefja e sëmundjeve infektive ne ISHP, Silva Bino dha disa shpjegime për rritjen e numrit të infektuarve me Covid-19.

Bino tha se mjekët po punojnë ti ulin numrat. “Qëllimi jonë është të mos mbyllemi. Ne po punojmë për të ulur numrin.

Në fillim të hapjes kishim një numër njëshifror rastesh tani kemi një numër dyshifror dhe është shqetësuese për ne”- tha Bino. /DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY