DETAJE/Roli i Marina Farës në dosjen e bujshme, ndihmoi dy trafikantët të...

DETAJE/Roli i Marina Farës në dosjen e bujshme, ndihmoi dy trafikantët të arratiseshin

193
0
Shares

E njohur për publikun si Marina Fara, vajza e Eli Farës u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona, dhe tashme ka masen detyrim paraqitje.

Burime bëjnë me dije për Gazeta Shqiptare se dyshimet për Marina Farën janë se ka ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratisen.

Gazeta Shqiptare ka mësuar se policia ka qenë duke ndjekur dy persona teksa me makinë, kanë qenë duke transportuar një sasi droge. Fakti që po ndiqeshin nga forcat blu është pikasur nga dy djemtë, që menjëherë kanë braktisur mjetin me drogën brenda. Pasi kanë udhëtuar në këmbë, ata kanë telefonuar Marinën, së bashku me mikeshën e saj që ti shkojnë ti marrin. Burime nga policia bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, së bashku me mikeshën e saj kanë shkuar të marrin dy djemtë.

Megjithatë nuk është mundur të faktohet se vajzat kanë pasur dijeni për drogën. Superoperacioni i policisë, “Mezhgorani”, çoi në pranga ditën e djeshme më shumë se 30 persona. Me akuza për “Prodhim dhe shitje i lëndëve narkotike”, “Falsifikim dokumentesh”, “Armëmbajtje pa leje”, personat janë shoqëruar në polici. Ndërkaq për vajzën e këngëtares, policia vetëm ka ushtruar kontroll banese.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY