U kap në një ditë me mësuesin ‘gylenist’, çfarë vendosi gjykata për...

U kap në një ditë me mësuesin ‘gylenist’, çfarë vendosi gjykata për mikun e tij

49
0
Shares

Selami Simsek shtetasi turk i arrestuar në një ditë me mësuesit e ekstraduar nga Shqipëria , Harun Çelik do të hetohet me gjykim të shkurtuar. Gjykata e Tiranes e mori sot kete vendim, ndersa deshmia e tij ishte e paket.

“Për t’u larguar më ndihmoi një shtetas turk, ndërsa me vizë kanadezë u pajisëm në Prishtinë” – kështu është shprehur  Simsek, i njohur si mbështetës i Fetullah Gulen,  për autoritetet shqiptare.

Sipas prokurorisë, viza për në Kanada ka qenë e falsifikuar, ndërsa pasaporta e tij turke ka qenë në rregull.

Pas marrjes në pyetje ka deklaruar në mënyrë të hollësishme në lidhje me gjithë përgatitjen për pajisjen me vizën false. Ai ka treguar se ka paguar 5 mijë euro për këtë vizë.

Personit me emrin Kursak, i dërgova një foto në ëhatsapp dhe më pas ai më kërkoi të udhëtoja në Kosovë, atje do të siguroja edhe vizën. Kur mbërrita në Kosovë, u ndalova në Prishtinë, qëndrova në një banesë pranë stacionit të autobusëve së bashku me Harun Çelik. Në këtë banesë erdhi një shtetas rreth 30 vjeç e më mori pasaportën, ku vendosi vizën kanadeze. Më pas prenotova biletat Rinas – Vjene ( tranzit ) dhe Toronto.” është shprehur Simsek.

Harun Çelik u depërtua në Turqi mbrëmjen e 1 janarit në Shqipëria në Turqi. Bashkë me mikun e tij ata dyshohet se janë pjesë e lëvizjes FETO, të Fetullah Gylen që në Turqi konsiderohet organizatë terroriste nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY