Plas sërsh në Dibër, xhaxhai godet me thikë nipin

Plas sërsh në Dibër, xhaxhai godet me thikë nipin

51
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peshkopi. Sipas burimeve të policisë një 47-vjeçar me inicialet A.T ka patur një konflikt me nipin e tij 39-vjeç.

Në sherr e sipër ai ka goditur nipin me thikë duke e plagosur. 39-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rreziku për jetën.

Falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë njoftuar në nr 112, policia ka reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit i cili mund të kishte pasoja edhe më të rënda.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen. Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY