Francezët i vënë përpara shqiptarët në fushë, por ka ende kohë

Shares

Kanë mjaftuar vetëm tetë minuta që Franca të shënojë kundër Shqipërisë në stad de France në Paris. Coman ka shënuar pas një aksioni të shpejtë të francezëve dhe që I zuri në qetësi mbrojtjene skuadrës shqiptare. Nderkohe ne minuten e 26 ka shenuar per se dyti Franca permes Zhiru.

Shqipëria ka luajtur 7 herë me Francën, ku veç atij suksesi 1-0 në Elbasan, falë golit të Kaçes, te rezultatet pozitive hyn edhe barazimi 1-1 në Francë në nëntorin e 2014-ës. Të dyja ndeshjet kanë qenë miqësore, ndërkohë që në 5-së përballjet e tjera, kuqezinjtë janë mposhtur.

26′ gol Zhiru, Franca 2-0

8′ GOL FRANCA 1-0/ Zhbllokohet sfida, Koman kalon në avantazh “gjelat

5′ Bare harkon nga e majta, provon Uzuni me kokë, jashtë kuadratit. Shqipëria ushtron presing në këto minuta.

3′ Franca fiton goditjen e parë nga këndi. Kroson Grizman, për Lengle, i cili provon me kokë, por topi shkon mbi traun e Strakoshës.

2′ Shqipëria e nis në sulm ndeshjen, teksa provon të rrezikojë me Baren, i cili harkon nga një goditje dënimi, por pa problem për kampionët e botës.

1′ Ka startuar me 7 minuta vonesë sfida për shkak të gafës me himnin shqiptar.

Formacionet:

FRANCA: Loris, Pavar, Varan, Lengle, Lukas, Toliso, Matuidi, Koman, Grizman, Lemar, Zhiru. Trajner: Didie Deshamp.

SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Mavraj, Hysaj, Ramadani, Abrashi, Roshi, Bare, Uzuni, Balaj. Trajner: Edoardo Reja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...