Kushëriri vret djalin e dajës për një karrocë me çimento

Kushëriri vret djalin e dajës për një karrocë me çimento

87
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lipjan të Kosovës, ku në rrugën Lidhja e Prizrenit, në orën 15.00 dy persona me lidhje gjaku janë konfliktuar me armë të ftohta.
Sipas pasojë e përleshjes midis dy kushërinjve, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital.

Sipas dëshmitarëve ngjarja ndodhi pasi njëri prej familjarëve kishte vendosur një karrocë para derës së shtëpisë së familjes përballë.

Pas një konflikti fillimisht verbal, dy të rinjtë kanë përdorur edhe thika.
Ngjarjen e ka konfirmuar prokurori Iliaz Beqiri.

“Djalë daje dhe djalë halle kanë qenë mes vete. Ka ndodhur për motive pronësore. Njëri nga familjarët e kishte vendosur një karrocë me çimento para shtëpisë së tjetrit, e kështu filloi konflikti”, tha Beqiri.
Viktima, F.K, 42 vjeç, ishte me profesion kasap dhe kishte punuar edhe në një kompani sigurimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY