“Pupupu ç’na ka gjet, jemi bërë si Bidai”

Shares

Akademiku referuar situatës së krijuar me televizionin Tv Klan, pas heqjes se sinjalit nga Digitalb, shkruan se jemi bërë si Bidai.

Tanime, profesori duke bërë ironi, thotë se vapën e drekë e kalon duke parë filma shqiptarë.

“All Bidai!Parvjet në pushimet e verës vapën e drekës e kaloja duke parë Bidain.

Më pëlqente ai personazhi, edhe indian, edhe pak si me një tjergull mangët, edhe viktimë e makinacioneve në familje… Perlë budallalliku!

Tani që nuk e kap më Klanin megjithëse i kam paguar lekët një për një te Dixhitalbi, as AMA, një flluckë sapuni bëri, sa për të rrejt shpresat e publikut me deklarata tip Bidai, shoh filma shqiptarë.

Dje përshembull pashë tre herë : mëngjes, drekë, darkë, si medikamentet që marr kundër kolesterolit, para buke çdo vakt, sesi shovinistët grekë helmuan Petro Nini Luarasin!

Tre herë e helmuan, me helm lope!Pupupu cfarë na ka gjet, jemi bërë si Bidai”,-shkruan Fuga.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...